Dua Lipa ndryshon sërish look dhe bën konfuzë fansat
Dua Lipa kohët e fundit e ka ndryshuar disa here pamjen e saj dhe duhet ta pranojmë se çdo herë është shfaqur edhe më mahnitëse.
Në momentin kur u mendua se ajo ndihej mire me pamjen e saj dhe nuk do kishim ndryshim, Dua sërish habit fansat dhe shfaqet ndryshe.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Dua shfaq një pjesë të fytyrës së saj, ku tregon se është bërë bionde.
Ajo nuk ka vendosur të zbulojë më tepër duke i bërë fansat konfuzë nëse bëhet fjalë për paruke apo dua ka vendosur ta bëjë realisht ndryshimin.
Sido që të jetë, pamja e saj e re është pritur shumë mirë nga fansat e saj dhe kjo kuptohet edhe nga komentet pozitive.
“Emri i saj është Elektrika…dhe ju do të takoheni me të së shpejti”, shkruan Lipa bashkëngjitur postimit të saj.