Will Smith hedh poshtë çdo spekulim për ndarje: Unë dhe Jada do jemi bashkë gjithë jetën
Për çiftin Will Smith dhe Jada Smith është përfolur së tepërmi muajt e fundit se ata janë drejt shkurorëzimit. Por Will i ka hedhur poshtë këto zëra përmes postimit të tij të fundit.
“Unë nuk them se ne jemi të martuar. Ne jemi të vetëdijshëm se do të jemi së bashku tërë jetën. Asgjë nuk mund të na ndajë, ose të na shtyjë ta përfundojmë lidhjen. Jada ka mbështetjen time deri në vdekje”, është shprehur Will Smith.
Ai dhe bashkëshortja e tij kanë tre fëmijë së bashku dhe janë një nga çiftet e pakta të famshëm të cilët kanë pranuar se kanë një martesë të hapur dhe aktorja kohët e fundit tha se beson aq shumë te bashkëshorti, sa që është i lirë të veproj pa e pyetur.