Lajme

04 August 2018

Barack Obama gjen regjisoren për projektn e tij në Netflix

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë angazhuar dokumentaristen Priya Swaminathan për të nisur prodhimin e serialit të parë në “Netflix”.

Priya Swaminathan, aktiviste politike dhe eksperte në fushën e dokumentarëve, u punësua në shoqërinë e prodhimit të ish-çiftit presidencial.

Regjisorja do të bashkëpunojë me Obaman për prodhime hollivudiane, falë akordit të çiftit me “Netflix”.

Swaminathan ka realizuar “Very Young Girls”, një dokumentar të vitit 2007 për prostitutat adoleshente në New York, i transmetuar në “Showtime”. Gjithashtu ka qenë shumë e përfshirë në lëvizjen “Time’s Up” për të luftuar ngacmimet seksuale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com