Lajme

06 August 2018

Aktori i njohur, Burak Ozçivit përballet me probleme të rënda shëndetsore

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit duket se po përballet me probleme të rënda shëndetsore.

Aktori vuan nga e ashtuquajtura “burnout syndrome” dhe sipas mediave turke ai po këshillohet me një psikolog dhe bashkëshortja e tij Fahyrie është duke i qëndruar pranë.

“Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur. Zakonisht ndodh kur individi është i depresionuar, i tronditur apo në rast dështimi dhe mos-përmbushje të nevojave.

“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, i ka thënë aktori psikologut.

Burak si rrjedhojë e gjendjes shëndetsore ka refuzuar edhe çdo projekt të propozuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com