Bebe Rexha me dedikim emocionues për babain e saj: Dua të të jap jetën që gjithmonë ke ëndërruar
Para disa ditësh në koncertin e këngëtares shqiptare Bebe Rexha në Chicago ishte i pranishëm edhe babai i saj. Së fundmi, në postimin e saj Bebe ndau me ndjekësit copëza nga emocionet që përjetoi gjatë koncertit dhe një imazh shumë të ëmbël së bashku me të atin.
Ata shfaqen duke u përqafuar menjëherë pas përfundimit të performancës. Mirëpo fjalët që ajo i dedikon të atit tregojnë çdo sakrificë dhe përpjekje të tij, në atë që është sot Bebe Rexha.
Të dua, babi! Jam shumë e lumtur që të bëj krenare. Dua të të jap jetën që gjithmonë ke ëndërruar dhe t’i bëj ato turnet që ke punuar natë e ditë t’ia vlejnë. Të premtoj”, shkruan bashkëngjitur fotos Bebe.