Miley Cyrus në pritje të fëmijës së parë me Liam Hemsworth ?
Në pritje të një fëmije? Miley Cyrus and Liam Hemsworth janë së bashku prej një kohe shumë të gjatë dhe sipas mediave të huaja ata janë drejt një hapi edhe më serioz. Liam dëshiron të ketë një familje me Miley dhe ata dëshirojnë të jetojnë në Australi me fëmijët e tyre. Por disa fansa mendojnë se ata janë duke hedhur hapa konkretë drejt këtij fakti sepse Miley është në pritje të fëmijës së parë.
Shumë arsye kanë çuar në një spekulim të tillë. Së pari Miley ka ndryshuar stilin e saj të jetës dhe të të ushqyerit. Në party-n në USA ajo nuk konsumoi alkool dhe duhan.
Gjithashtu Miley nuk është aktive as në rrjetet sociale dhe të gjithë janë duke menduar se ajo është në fazat e para të shatzënisë.
Spekulimi vazhdoi kur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u larguan nga party i premierës së Festivalit të Akademisë të Fondacionit “Elton John” . Fustani i saj rozë i rriti edhe më tepër dyshimet.
Fansat pohojnë se ata vunë re se barku i biondinës ka filluar t’i rrumbullakoset në fotografitë e saj të fundit.
Burimi anonim i tabloidit “The Sun” deklaroi se “Liam po kërkon të krijoj familje me Mileyn dhe kjo duket se më në fund do të ndodhë”.