Agon Amiga dhe Teuta Selimi bashkojnë forcat dhe sjellin “Lej lej”
Agon Amiga dhe Teuta Selimi kanë bashkuar forcat për të sjellë bashkëpunimin e rradhës. Bëhet fjalë për një këngë ritmike që ka për tematikë dashurinë.
“Lej lej”, titullohet kënga e re e artistëve dhe është shoqëruar edhe me një video tejet të veçantë të realizuar nga Imagine Films.
Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari ndërsa melodinë e ka bërë Bini Diez.