Në ditë të vështira duhet një shok si Snoop Dog
Snoop Dog dëshiron të ndihmojë Liam Payne, që të marrë veten pas ndarjes me Cheryl, shkruan “Dailystar”.
Reperi ka gjetur shërimin perfekt për yllin e “One Direction”, Liam Payne të marrë veten pas ndarjes nga e dashura e tij. Ai ka thënë se do të prezantojë Liam me shumë vajza të tjera që do t’ia largojnë mendjen nga vështirësitë e lidhjes.
Snoop tha se: “Ndarjet nuk janë aspak të lehta, por edhe të bëhesh nervoz nuk të ndihmon aspak. Ajo mund të ju bëj të ndiheni edhe më keq”.
Mua më pëlqen Liam, ai është një djalë shumë i mirë. Ne kemi festuar së bashku në lançimin e albumit tim vite më parë dhe do të më pëlqente t’i ndihmoja.
Snoop, i martuar me Shante Taylor, tha se shërimi më i mirë për një zemër të thyer është të gjesh dikë tjetër.
Ai shtoi se pas një jave në Las Vegas me të, Liam do të harrojë se ka qenë i mërzitur ndonjëherë.