Lajme

07 August 2018

Tom Hardy tregon frikërat dhe pasiguritë e tij

Aktori i famshëm Tom Hardy ka dhënë një ndër intervistat e tij më të sinqerta të karrierës së tij.

40-vjeçari është shfaqur në kopertinën e revistës “Esquire” ku ka folur për moshën e mesme dhe përgjegjësinë e të qenit prind.

Fituesi i çmimit “Bafta” rrëfeu se nuk ka punë më të vështirë se ajo e një prindi. “Kemi ushtrinë, policinë, mjekët apo shërbimin e personelit. I respektoj të gjithë pasi kanë përgjegjësi të mëdha mbi shpatulla por të qenit prind shkon përtej kësaj” ,-tha ai.

Ai shtoi se së fundmi po i trembet shumë moshës së mesme. Teksa hyri tek të 40-at ndjen se imuniteti i tij po dobësohet, i dhembin kyçet dhe po zhvillon rrudhat e para në fytyrë.

Aktori, për të cilin të gjitha vajzat kanë simpati, tregoi se mosha e mesme po e tremb shumë dhe se nuk është gati të përballet me këto ndryshime në trupin e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com