Morena Taraku në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet….
Këngëtarja Morena Taraku vazhdon të jetë qendra e vëmendjes së mediave rozë sidomos pas ndarjes nga miliarderi iranian Sasha. Në momentin që lidhja e tyre u bë publike dhe ata po shfaqeshin më të dashuruar se kurrë, krejt papritur i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Nuk bëhet fjalë për një ndarje paqësore pasi ata vazhdimisht thumbojnë njëri-tjetrin me statuse në rrjetet sociale. Por fotoja e fundit e publikuar nga Morena ka nxitur dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.
Këngëtarja shfaqet në këtë foto duke mbajtur në dorë një biberon “gënjeshtar” që përdorin bebat e vegjël dhe pranë saj ka vendosur një figurë engjëlli. Pikërisht ky imazh ka nxitur fansat e saj që të aludojnë se Morena është në pritje të ëmbël.