Fansja i shkruan: Demek je kaq e gjatë? Përgjigjja e Aurela Hoxhës nuk pritej
Aurela Hoxha është një ndër personazhet më të komentuar nga mediat rozë dhe fansat për përdorimin e photoshop, pasi në jetën reale është shumë ndryshe.
Edhe në foton e fundit të postuar prej saj në rrjetin social Instagram nuk munguan komentet e tilla. Në foton e postuar ajo shfaqej e veshur me bikini, buzë detit dhe një fanse i shkruan:
“Demek je kaq e gjatë? Shyqyr që keni photoshop e keni mundësi të shisni pak mend”.
Mirëpo Aurela nuk ka qëndruar aspak e heshtur dhe i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme.
“Hë pra me demek mi motër ca të bëjmë..se edhe në tv e në rrugë e kudo dal me ‘photoshop”. Edhe ti me ‘demek’ si e zgjuar, pushime të mbara e dashur”,i kundërpërgjigjet Aurela.
Nuk ka munguar edhe komenti i mikeshës së saj Dorina Gegiçi e cila shkruan: “Mendon se po të ishte në pushime do të ishte kaq e palumtur me jetën?”.