Me sa duket Berhami nuk është i vetmi shqiptar i përjashtuar nga skuadra zviceriane e futbollit
Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi që futbollisti me origjinë shqiptar Valon Berhami u përjashtua nga Kombëtarja e Zvicrës pas një vendimi që trajneri Petkoviç
mori.
Siç tregoi dhe Valoni në një intervistë, ai u lajmërua për largimin nëpërmjet një telefonate dhe i zhgënjyer akuzoi se vendimi që u morë ishte tërësisht politik.
Mirëpo siç duket fatin e Berhamit do ta ketë dhe një shqiptar tjetër i Zvicrës. Sipas ‘RSI’ pas Berhamit nga Zvicra do të largohet edhe futbollisti Blerim Xhemaili. Përveç dy shqiptarëve, Petroviç ka vendosur që të përjashtojë edhe Zhorzhu dhe Gelson Fernandes.