Ishte një nga aktorët më të kërkuar por tani nuk gjen dot as një punë, aktori i njohur tregon për problemet financiare
Aktori i njohur i serialit “Two and Half Men” është padyshim një ndër më të njohurit dhe me filmat dhe serialet e tij është bërë shumë i njohur për publikun. Bëhet fjalë për Charlie Sheen, i cili ka shokuar fansat dhe publikun së fundmi pasi ka thënë se nuk mund të ushqej dot fëmijët.
“Nuk mund të gjej një punë të përhershme sepse kam përfunduar në listën e zezë të shumë aspekteve të industrisë kinematografike”, tregoi aktori për mediat amerikane, duke shtuar se prej kohësh pasuria e tij ka pësuar një reduktim të ndjeshëm.
Siç dihet ai në vitin 2010 ka qenë një nga aktorët më të pasur dhe merrte pothuajse 1.8 milion dollarë për çdo episod që luante në serialin e njohur ‘Two and Half Men’.
Megjithatë pas skandalit, ku ai u pushua nga puna pasi kërcënoi krijuesit e serialit jeta e tij artistike nuk ka qenë aspak e mirë.