Anjeza Maja: Shpresoj që ky fati im mos vonohet shumë
Anjeza Maja është një ndër moderatoret e dashura të publikut që është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private. Por së fundmi, për herë të parë ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private, që nga dashuria për palestrën ku ushtrohet vazhdimisht por gjithashtu edhe për dashurinë, ku ka treguar se për momentin nuk ka dikë në krahë, por që si çdo vajzë ëndërron që të ketë një person që ta plotësojë atë.
“Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë. Kur isha më e re mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin në kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje. Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”, ka thënë Anjeza.