Bebe Rexha vlerësohet me çmim në “Teen Choice Awards”
Bebe Rexha edhe njëherë është shpërblyer për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve.
Këngëtarja shqiptare ka marrë një shpërblim gjatë mbrëmjes së kaluar në “Teen Choice Awards”.
Bukuroshja ka fituar në kategorinë “Country” me këngën “Meant to Be” që e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Gjithashtu 28-vjeçarja pati një paraqitje spektakolare në këtë mbrëmje.
“Jam e bekuar që Rexhars votuan për mua dhe që kemi fituar!”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ngjarja e këtij viti nderoi më të mirët në film, televizion, muzikë, sport, modë, komedi dhe internet bazuar në më shumë se 150 milionë vota të hedhura nga adoleshentët në Twitter dhe FOX.com.