Modelja e njohur feston ditëlindjen dhe Rita Ora i publikon foton që nuk pritej…
Modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar 26 -vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë e saj ku nuk ka munguar edhe urimi i Rita Orës.
Këngëtarja shqiptare ka bërë një postim në IsntaStory për ta uruar modelen, por fotoja që ka zgjedhur për të përcjellë urimin do I’u habisë. Rita dhe Cara janë shoqe qe disa vite, ku ka pasur spekulime se marrëdhënia e tyre e ka tejkaluar shoqërinë.
Diçka e tillë u përforcua pas lansimit të këngës “Girls”. Në imazhin e postuar nga Rita shfaqet modelja me një veprim të ekzagjeruar.
“Urime ditëlindjen e krisura ime, me të cilën kam kaluar shumë momente argëtuese”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.