Lajme

14 August 2018

Komenti i Albi Nakos në foton me bikini të Albës konfirmon thashethemin se mes tyre ka më shumë se shoqëri

Edhe përse e mohojnë se janë të dashuruar, Alba Hoxha dhe Albi Nako e kanë të pamundur të mos flirtojnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Alba u shfaq në një foto në profilin e saj në “Instagram” buzë pishinës, e veshur me bikini dhe paralajmëron ndjekësit se do të shihen së bashku, në televizionin “Klan” gjatë transmetimit të motit.

Mirëpo koreografi Albi Nako nuk është i lumtur me këtë përshkrim të saj, pasi sipas tij, në “Klan” do të shihen për tjetër gjë.

“Unë di që do shihemi në Klan për tjetër gjë” – i shkruan Albi Nako.
Dhe përpara se të gjithë fansat të nisnin komentet se mes tyre ka më shumë sesa miqësi, Alba i ktheu përgjigje e para Albit dhe shkruan vetëm një fjalë: “Kërcim.”

🌞 Bashke do shihemi neser per tu njohur me më te rejat e motit ne Tv Klan

A post shared by Alba Hoxha (@albahoxha1) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com