Lajme

15 August 2018

Stevie Wonder viziton mikeshën e tij të vjetër Aretha Franklinin pas lajmit për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore

Stevie Wonder vizitoi mbretëreshën e muzikës soul, Areta Franklinin.

Kjo e fundit tash e sa ditë është e sëmurë dhe nuk ka mundur të zgjohet nga krevati i shtëpisë në Detroit.
Këngëtari nuk ka dashur të flas shumë për gjendjen shëndetësore të legjendës së muzikës botërore.
“Nuk dua të flas shumë, por besoj në shërimin e mikeshës sime të dashur”, tha shkurt këngëtari për mediat amerikane.

Këngëtarja, e cila u diagnostifikua me ka kancer në vitin 2010, anuloi të gjitha paraqitjet e planifikuara pasi mjekët e urdhëruan atë të pushonte.

Koncertin e fundit e mbajti në nëntor të vitit të kaluar, në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni për Luftën Kundër AIDS-it të ngritur nga Elton John.
Këngëtarja u vizitua gjithashtu nga ish burri, aktori Glenn Turner dhe prifti e aktivisti Jesse Jackson.

Areta Franklin është një nga këngëtarët më të respektuar në historinë amerikane. Ajo ka marrë 18 Grammy në karrierën e saj.

Disa prej hiteve të saja janë “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”, “Chain of Fools”, “Freeway of Love” dhe “Respect”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com