Lajme

16 August 2018

Travis Scott dhuron 100,000 dollarë për fansat besnikë të “Astroworld”

Travis Scott ka vendosur që të festojë suksesin e albumit të tij “Astroworld” në mënyrën më të bukur duke përfshirë në këtë mënyrë edhe fansat. Travis ka vendosur të shpërblejë fansat e tij besnikë, në mënyrën më bujare të mundshme, duke dhuruar plot 100,000 dollarë.

“E di që është shumë e vështirë për ju djema, ndaj kam vendosur të hap llogarinë time bankare. Do të dhuroj rreth 100,000 dollarë për të gjithë fansat që publikojnë në Twitter, teksin e këngës Astroworld”, shkruan reperi.

Në pak minuta, paratë nisën të shkonin në llogaritë e tyre bankare pas publikimit të këngës. “Nëse Travis më dërgon një shifër me presje, të betohem që do të jap dorëheqjen në Target dhe do t’i bashkohem Forcave Ajrore” shkruan një prej fansave.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme: “Hey, sapo të hodha diçka në llogari. Shpresoj të të shoh në Forcat Ajrore” shprehet Travis, i cili dhuroi rreth 1,000 dollarë për të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com