Ermal Mamaqi fillon xhirimet e filmit të ri, ja cila është këngëtarja e njohur që do jetë pjesë e kastit të aktorëve…
Ermal Mamaqi shumë shpejt do të jetë pjesë e një filmi të ri “Dy gisht mjalt”, xhirimet e të cilit sapo kanë nisur në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë. Ai do të luajë rolin e protagonistit, por pjesë e këtij projekti pritet të jetë edhe një ndër miket e tij më të mira, këngëtarja Elvana Gjata.
Mësohet se Ermali dhe Elvana do të luajnë rolin e dy të dashuruarve. Madje pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra mjaft të njohur të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi dhe aktori tjetër i njohur Koço Devole. Ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur ky film do të shfaqet në kinema, por pritet që të jetë një ndër filmat më të bukur shqiptar.