Lajme

17 August 2018

Një tjetër moment pasigurie për Meghan Markle

Së fundmi pjesëtarja më e re e familjes mbretërore, ish aktorja Meghan Markle, ka pasur mundësinë që të udhëtojë në trenin mbretëror me Mbretëreshën rreth 165 km, një udhëtim që s’ka pasur mundësi ta bëjnë as Princ Harry dhe William dhe as Kate.
Siç u mësua ato u nisën për një vizitë në Cherishe të Anglisë, por gjatë këtij udhëtimi Meghan dhe Mbretëresha përjetuan një moment shumë të sikletshëm që u pa nga të gjithë.
Kur ato zbritën nga treni iu drejtuan makinës, por Maghan mesa duket ende nuk i di mirë
rregullat dhe në momentin që i është dashur të ngjitet në makinë nuk ka ditur sesi të veprojë.
Ajo është vendosur në siklet pasi nuk dinte nëse duhet të futej ajo apo Mbretëresha e para
në makinë.

Mirëpo Elisabeth II e udhëzoi menjëherë Dukeshën, duke i thënë që të hipi ajo e para në makinë.
“Cila është preference jote?” e pyet Meghan Markle.
“Vazhdo, ti e para” iu përgjigj 92 vjecarja.
“Oh, mirë” – tha Meghan e cila u ndje shumë më e lehtësuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com