Lajme

17 August 2018

Jo gjithçka shkoi si duhet në ditëlindjen e Kylie Jenner, modelja e njohur dërgohet me urgjencë në spital

Ditëlindja e 21-të e Kylie Jenner mund të konsiderohet padyshim si ditëlindja perfekte por edhe ajo nuk kaloi pa dramë, pasi modelja Tammy Hembrow, përfundoi me urgjencë në spital. Dhe pas kësaj ngjarjeje, familja Kardashian vendosën të mos e ndjekin më modelen në rrjetet sociale.

Në një intervistë për radion australiane, Kris Jenner në lidhje me episodin e ndodhur u shpreh se: “Shpresoj të jetë mirë. Unë u largova shumë herët nga festa. Zakonisht shkoj të fle rreth orës 9 dhe u largova që të mos më kalonte orari i gjumit” ka treguar Kris.

Edhe vetë modelja, e cila është nënë e dy fëmijëve ka reaguar përmes postimit të saj ku shprehet se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se humbi ndjenjat në festë, pasi kishte më shumë se 30 orë pa gjumë.

“Ndoshta nuk duhet të kisha pirë. Isha shumë e lodhur, ndryshimi i orarit dhe më shumë se 30 orë pa gjumë. Isha mirë dhe po bisedoja me disa miq, kur papritur u shemba në tokë. Më vjen shumë keq, ndihem shumë e turpëruar” ka shkruar Tammy.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com