Lidhja e Shakirës dhe Pique në krizë? Ja detaji që hedh poshtë çdo spekulim…
Këngëtarja Shakira ka nisur turin e saj të koncerteve dhe pas Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë destinacioni i rradhës. Këngëtarja përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram zbulon se çfarë ndodh në prapaskenë. Ajo tregon sesi kishte kënduar për një kohë të gjatë me kapsen në kokë dhe askush nuk e kishte vënë re.
Por gjatë kohes që Shakira flet përpara pasqyrës, sytë menjëherë përqëndrohen tek fotoja ku shihet partneri Gerald Pique më të birin. Kohët e fundit flitet se Shakira dhe Pique janë në krizë madje edhe janë ndarë por detaji i fundit hedh poshtë çdo spekulim.