Kur do martohet Elita Rudi dhe Gjiko? Reagon për herë të parë reperi
Pas lajmit për një shtatzani të mundshme të Elitës në mediat rozë filluan të qarkullojnë lajme se çifti i njohur shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.
Mirëpo ndërkohë që lajmi i dasmës bëri xhiron e rrjetit duke i gëzuar fansat e tyre të shumtë, Gjiko ka folur për here të parë dhe i ka mohuar këto zëra.
Ai ka qenë në Llaman për një koncert dhe i pyetur nga gazetarja e emisionit veror të “ABC”-së ai është shprehur se: “Jo kush të ka thënë. Jo se e kanë nxjerrë pa lidhje mediat”. Gjiko me deklaratën e tij i ka konfuzuar edhe më tepër fansat.