Ben Affleck ndëron sërish partnere, tanimë shfaqet me modelen e Playboy në krah
Të gjithë sytë ishin drejt Ben Affleck mbrëmjen e së premtes kur ai u pa nën shoqërinë e modeles së Playboy, Shauna Sexton. E kështu filluan të qarkullojnë thashethemet se midis tyre ka diçka.
Ylli i Batmanit ka qenë i lidhur por mesa duket tashmë është ndarë me producenten e “Saturday Night Live” Lindsay Shookus pas më shumë se një viti lidhje.
Fituesi i Oskarit u pa me 22-vjeçaren në restoranin e shtrenjtë Nobu Malibu.
Aktori nuk është parë në publik me Lindsay që nga korriku.
Mbrëmjen e së mërkurës ai festoi ditëlindjen me tre fëmijët e tij nga martesa me Jennifer Garner. Vajza e tij 12-vjeçare Violet, 9 vjeçarja Seraphina dhe djali 6 vjeçar Samuel ishin shoqëruesit e vetëm të aktorit në ditëlindjen e tij të 46.