Priyanka Chopra dhe Nick Jonas dhurojnë buzëqeshje për fëmijët e jetimores
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas gjenden në Mumbai, aty ku edhe po kremtojnë historinë e tyre të dashurisë. Mirëpo çifti nuk ka lënë pa shfaqur edhe anën humane, pasi një ditë pas festës së fejesës, ata vizituan jetimoren St. Catherine’s.
Në një postim në profilin e tij në “Instagram” Jonas tregon se si e dashura e tij e zemrës po kërcente me vogëlushët. Në fakt për Priyankën, ky nuk është një vend i panjohur, pasi prej më shumë se 12 vitesh ajo ka parë të rriten të gjitha vajzat e kësaj qendre.
Njëkohësisht ajo ka dhuruar shumë dashuri si dhe ndihmë monetare për edukimin e tyre. Ajo shfaqet shumë e lumtur dhe e buzëqeshur krahas bashkëshortit të saj të ardhshëm.