Modelja e njohur sërish në pritje të ëmbël…
Modelja 23-vjeçare April Love Geary mirëpriti ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me këngëtarin Robin Thicke, 41 vjeç, më 22 shkurt 2018. Dhe kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj ajo zbuloi se është në pritje të fëmijës së dytë.
Modelja 23-vjeçare postoi një video të vajzës Mia e cila mbante në duar një imazh të ekos me ultratinguj.
“Epo dikush do të bëhet një motër e madhe vitin e ardhshëm!’ Ne jemi shumë të lumtur që po ndajmë me ju të gjithë lajmin që unë jam shtatzënë përsëri!Do ta zbulojmë të shtunën nëse është një djalë apo një vajzë! Çfarë mendoni ju se do të jetë”?, ka shkruar modelja në rrjetin social Instagram.