Lajme

23 August 2018

Vedat Ademi përmes një video në ditën e lindjes na prezanton me vogëlushin e tij

Këngëtori Vedat Ademi ditën e djeshme ka festuar ditëlindjenh e tij dhe ai kishte rezervuar një surprizë vërtet të këndshme për të gjithë fansat. Në këtë ditë të rëndësishme për të, e gjithë vëmendja është përqëndruar tek vogëlushi Eren Nik.


Në ditën e tij të lindjes, këngëtari vendosi t’i surprizonte të gjithë me një video të publikuar në Instagram. “I lumtur dhe i bekuar pafund në këtë ditëlindje, ju prezantoj për herë të parë djalin tonë Eren Nik Ademi”, shkruan Vedati në postimin e tij.

Video familjare mjaft e ëmbël e Vedatit së bashku me gruan dhe dy djemtë, Jonartin dhe Eren Nikun ka në sfond këngën e Vedatit, “Vetëm ti”, të publikuar në vitin 2013 si dedikim për fëmijën e tij të parë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com