Këngëtarja e njohur tregon rezultatet pas ndërhyrjeve në fytyrë…
Këngëtarja e njohur Mel B kohët e fundit vendosi të shkonte në Britaninë e Madhe për një vizitë të shkurtër në një klinikë kozmetike. Ditën e djeshme tekisa ishte duke shoqëruar një nga juristët e “America’s Got Talent”, Simon Cowell, për të zbuluar yllin e tij në “Walk of Fame” tregoi rezultatet e ndërhyrjes në fytyrë.
Këngëtarja 43-vjeçare dukej shumë e re dhe mësohet se ajo iu nënshtrua një tërheqje të fytyrës jo-kirurgjikale, të quajtur “Ultracel” dhe i kushtoi rreth 4.000 paund.
Gjithashtu ajo iu nënshtrua më parë edhe trajtimit të njohur si “Exilis Elite”, që me anë të një aparature arrin të ngrohë lëkurën dhe rrit kolagjenin në thellësi. Procedura zvogëlon sasinë e yndyrës dhe tendos lëkurën, për të dhënë një pamje më rinore.