Ben Affleck dëgjon këshillën e ish-bashkëshortes dhe shkon në një qendër rehabilitimi
Duket se Ben Affleck ka dëgjuar këshillën e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner për të shkuar në një qendër rehabilitimi. Sipas TMZ aktori ra dakord që të trajtohej për varësinë ndaj alkoolit, pasi iu lut Jennifer. Ata janë fotografuar teksa largohen nga shtëpia e tij në një makinë me aktoren.
Në uebsajtin e qendrës së rehabilitimit ai përshkruhet si një program privat, që ndodhet pranë plazhit të Malibusë. Gjithashtu aty shkruhet se Ben e dinte që kishte nevojë për ndihmë dhe ishte i hapur për t’u trajtuar.
Ben u regjistrua në një qendër rehabilitimi në 2001-shin dhe në dhjetorin e kaluar.