George Clooney aktori më i paguar i vitit sipas Forbes
Revista e mirënjohur amerikane ka publikuar listën e aktorëve me më shumtë fitime gjatë periudhës qershor 2017-2018.
Ky klasifikim kryesoret nga aktori i cili ndonëse nuk ka sjellë asnjë projekt hit në fushën e kinematografisë vitet e fundit, ka arritur të fitojë239 milionë dollarë në një periushë 1 vjeçare. Këto fitime i atribuohen kompanisë së tij të tekilas, e cila ka kaluar çdo pritshmëri të George.
I dyti në listë qëndron Dwayne Johnson, i njohur më mirë si “The Rock”, ka dyfishuar fitimet gjatë vitit që lamë pas duke arritur shifrat e një pasurie prej 119 milionë dollarë.
Pothuajse tre herë më pak ka fituar Robert Downey Jr., i cili ka fituar 79 milionë dollarë.
Në top pesëshe gjenden edhe Chris Hemsworth (64.5 mln dollarë) dhe Jackie Chan (45.5 mln dollarë).