Vazhdon “lufta” mes Nicky Minaj dhe Travis Scott
Nicki Minaj ende ndjen inat që albumi i saj “Queen” nuk ishte në vend të parë në Billboard Top 200, pasi Astroworld i Travis Scott mbretëroi në krye për dy javë me radhë.
Por ajo ndjen kënaqësinë që ka pothuajse trefishin e shikimeve në YouTube të MTV për performancën e saj në VMA në krahasim me reperin Scott.
“Gjejeni pak se cila është performanca më e shikuar nga VMA e së hënës ???? !!! Linku gjëndet në në biografinë time për ta kontrolluar ! Faleminderit. Ju djema keni bërë këtë përiudhë të jetës time legjendare. Ju dua kaq shumë,” shkroi ajo në Instagram së bashku me një klip nga performanca e saj epike.