Butrint Imeri mbyll sezonin e koncerteve dhe falenderon fansat për mbështetjen
Këngëtari Butrint Imeri ka qenë një prej emrave më të dashur të skenës muzikore. Ai ka qenë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme në trevat shqiptare.
Por duket se ai e ka mbyllur sezonin e koncerteve sepse së fundmi në rrjetin social Instagram ai ka falenderuar fansat të cilët i kanë dhuruar një verë të paharruar duke e mbështetur në çdo koncert të tij.
“Faleminderit që keni qenë pjesë e një verë të paharruar, kena me e mbajt mend shumë gjatë”, ka shkruar Butrinti në Instagram. Pas përfundimit të koncerteve, ai planifikon disa ditë të mira pushimi, deri sa të vijë koha për të punuar për projektin e radhës.