Video që nuk duhet humbur: Rita Ora kërcen me flamurin kuq e zi në mes të Londrës
Këngëtarja shqiptare, Rita Oraka ka performuar ditën e djeshme në qytetin e Londrës në kuadër të karnavaleve që ishin duke u zhvilluar aty. Ajo shihej me një look shumë ndryshe, me flokët gërshetë në ngjyrë lejla dhe dukej vërtet bukur.
Por ajo që qërhoqi vëmendjen ishte performanca e saj me flamurin kombëtar shqiptar. Ajo është mirëpritur edhe nga publiku me ovacione dhe brohorima. Video po qarkullon kudo në internet dhe Rita edhe njëherë bëri krenar çdo shqiptar.