Lajme

28 August 2018

Ed Sheeran martohet në fshehtësi: Unë nuk bëj asnjëherë asgjë publike

Ed Sheeran duket se është martuar në fshehtësi me të fejuarën e tij Cherry Seaborn. Diçka e tillë është lënë të nënkuptohet në intervistën me “Access” ku vuri në dukje unazën e tij. Në vend që të refuzonte të përgjigjej, këngëtari mbeti i shtangur për pak, u skuq dhe më pas drejtoi shikimin nga unaza në gishtin e martesës duke e drejtuar drejt kamerës.

Në këtë mënyrë duket se nënkuptoi se ai është martuar tashmë. Ndërsa u pyet si ka mundësi që i ka shpëtuar medias kjo gjë, këngëtari u shpreh:
“Unë nuk bëj asnjëherë asgjë publike”.

Ed njoftoi fejesën me 26-vjeçaren Cherry në janar, pasi postoi një foto në “Instagram” ku shkruante: “I gjeta vetes një të fejuar para vitit të ri”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com