Lajme

28 August 2018

Eddie Murphy baba për herë të dhjetë

Eddie Murphy do të bëhet sërish baba. Ai dhe e dashura e tij, Paige Butcher, janë në pritje të fëmijës së dytë të përbashkët.

Një përfaqësues i aktorit ka konfirmuar për People këtë lajm, ndërsa ky do të jetë fëmija i dhjetë i komikut të njohur.

“Eddie Murphy dhe e dashura e tij, Paige Butcher, me kënaqësi njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së dytë që do të lindë në dhjetor”, ka thënë zëdhënësi.

Murphy dhe Butcher janë prindër të një vajze, e cila është dyvjeçare dhe quhet Izzy Oona. Aktori është baba i një djali 29-vjeçar nga lidhja me Paulette McNeelyn, ndërsa i ka katër vajza nga lidhja me ish gruan e tij, Nicole Mitchell Murphy.

Një djalë 27-vjeçar, Murphy e ka nga lidhja me Tamara Hood, si edhe një vajzë nga romanca me këngëtaren Mel B.

Në fotografinë e mëposhtme, Eddie ka pozuar me të gjithë fëmijët e tij, disa muaj pas lindjes së Izzy Oona.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com