Veshi në dasmën e mikut shapka dy numra më të vegjël, Kanye West zbulon arsyen e çuditshme…
Reperi Kanye West i habiti të gjithë para pak ditësh kur u shfaq në dasmën e mikut të tij, reperit 2 Chainz me shapka dhe çorape. Përveç kësaj ai kishte veshur një palë shapka dy numra më të vegjël se këmba. Kaq mjaftoi që në internet të shpërthenin meme-t dhe talljet, por Kanye e ka një përgjigje.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shpjegoi se shapkat në fjalë ishin veshur sipas stilit japonez. Bëhet fjalë për një rregull që thotë se thembra duhet të dalë patjetër 1 ose 2 centimetra jashtë shapkës. Shumë e çuditshme!