U takua me Drake, 11-vjeçares së sëmurë rëndë i ndodh mrekullia
Një 11-vjeçare në fazat e fundit të një sëmundjeje vdekjeprurëse ka kryer me sukses një operacion në zemër, vetëm pak ditë pasi u vizitua nga një personazh i veçantë, këngëtari Drake.
“Sofia doli nga operacioni, i cili shkoi shumë mirë. Ajo ka tashmë një zemër të fuqishme”, thuhej në një mesazh të publikuar nga një faqe interneti që bënte thirrje për donacione në emër të Sofia Sanchezit.
11-vjeçarja ishte diagnostikuar me kardiomiopati, një sëmundje që shkakton pushim të zemrës.
Javën e kaluar, ajo ndau në rrjetet sociale fotot me reperin kanadez, pasi ai e vizitoi në spitalin “Lurie” për fëmijë në Chicago.
Lajmi se Sofia pritej të kryente transplant zemre u njoftua përmes një videoje emocionuese në “Instagram”. Sofia tha se njëra nga dëshirat e saj për ditëlindje, ajo për t’u takuar me Drake, u përmbush, por ende ishte në pritje të realizimit të dëshirës tjetër: marrjes së një zemre funksionale.