Një familje ideale! Irina Shayk dhe Bradley Cooper kalojnë një pasdite të bukur me vogëlushen e tyre në Paris
Duket se na kishin munguar por Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë fotografuar së bashku në kryeqytetin francez. Në fotot e publikuara ata shihen teksa janë duke kaluar një pasdite të ëmbël së bashku me vajzën e tyre, Lea De Seine, e cila tashmë është 17 muajshe.
Lea qëndron gjatë gjithë kohës në krahët e Bradley dhe madje në një moment shkëmbeu edhe një puthje me modelen. Më vonë ata u ulën në trotuar dhe u kujdesën për ushqimin e vogëlushes së tyre.
Në këtë shëtitje të ëmbël familjare Irina u shfaq e veshur me një “jupmsuit” të zi dhe me një palë sandale të bardha dhe dukej më në formë se kurrë.