Elita Rudi flet për herë të parë për martesën e saj me reperin Gjiko
Prej disa ditësh po qarkullon lajmi se moderatorja Elida Rudi do të martohej me reperin Gjiko në muajin Gusht. Mirëpo pasi u zbulua ky fakt të cilin po e mbanin sekret, çifti e anuloi dasmën për ta organizuar në një moment tjetër të përshtatshëm dhe me siguri larg medias dhe syrit të publikut.
Reperi Gjiko kur u pyet për këtë fakt e mohoi duke mos dhënë më tepër sqarime. Së fundmi ka qënë moderatorja, e cila në emisionin e saj “Elite Show” në bashkëbisedim kur i përmendën martesën, ajo reagoi sikur nuk dinte gjë.
“Çfarë martese?”,u shpreh Elita pa dashur të zgjatet edhe më shumë në këtë fakt.