Lajme

31 August 2018

Lady Gaga: Ndihem e shëmtuar dhe e pasigurt por dashuria e fansave e ndryshon jetën time

Lady Gaga pas pjesëmarrjes në “American Horror Story: Hotel”, është gati për të shkëlqyer në sfidën e rradhës, ku këtë herë do të luajë krahas aktorit Bradley Cooper në filmin “A Star Is Born”.

Në një intervistë të dhënë për “Los Angeles Times”, Gaga rrëfen se e gjen veten shumë në rolin që do të luajë, pasi edhe personazhi në film ndihet e shëmtuar dhe e pasigurt, ndjesi që e përjeton edhe vetë këngëtarja. Por Lady Gaga arriti ta hedhë pas krahëve këtë ndjesi me ndihmën e fansave, të cilët sipas saj, shohin më të bukurën tek ajo.

“Të jem e sinqetë, ajo çfarë më bën të ndihem e bukur është gjithë lumturia që marr nga fansat. Ata arrijnë të shohin thellë brenda meje dhe kanë ndryshuar rrënjësisht jetën time. Pamja e jashtme është thjesht sipërfaqësorja! Ata dashurojnë atë çfarë unë jam”, është shprehur Lady Gaga.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com