Emma Stone flet për lidhjen me Ryan Gosling, dhe impaktin që ai ka pasur në jetën e saj
Ryan Gosling ka zënë një vend të veçantë në zemrën e Emma Stone. Ata kanë luajtur në disa filma sëbashku duke përfshirë dhe atë të fundit “La La Land” ku edhe u nominuan për Oscar, të cilin e fitoi Ema për aktoren më të mirë në rolin kryesor.
Të qënurit bashkë në shumë role duket se i ka lidhur shumë me njëri tjetrin dhe Gosling ka pasur një impakt shumë të madh në jetën dhe karrierën e aktores.
Ajo e quan aktorin një mik të mrekullueshëm dhe shtoi :” As nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte jeta ime pa Ryan”.
Stone gjithashtu vlerëson etikën e punës, bashkepunimin dhe bujaritetin që aktori ka në skenën e xhirimeve.