Lajme

03 September 2018

Stefano Gabbana përbalt publikisht dasmën e Chiara Ferragni-t, fansat e “kryqëzojnë”

Dizajnuesi i njohur, Stefano Gabbana, bëri komentin më të paparashikuar për fustanin e nuses së blogeres, Chiara Ferragni.

Kjo e fundit u martua këtë fundjavë në një dasmë gjigante në Siçili, me partnerin e saj Fedez, e veshur me dy fustane të dizajnuara nga shtëpia e modës, “Christian Dior”.
Dhe mesa duket Gabbana nuk është i pëlqeu dizajni i fustanit, pasi e cilësoi atë si të pavlerë.
Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori dhjetëra reagime nga fansat e irrituar.
“E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.

“Qëkur ke filluar të tallësh?” dhe “Kjo që bëre t’i është e ulët. Të vijë turp”, ishin dy nga komentet që iu drejtuan Stefano Gabbana-s.
Një prej komentuesve i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizajnuar prej tij.

“Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”, i është përgjigjur Gabanna.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com