Lajme

04 September 2018

Reperi Gashi habit me fjalët e tij për Dua Lipën: Të Dua, më frymëzon njësoj si nëna dhe motra ime

Reperi shqiptar Gashi ka habitur fansat me postimin e tij të fundit në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar një foto të Dua Lipës dhe krahas saj përshkruan gjithë dashurinë që ndjen për këngëtaren shqiptare.

“Nuk do të ketë kurrë një yll më të madh se Dua Lipa në komunitetin shqiptar. Një talent i vërtetë, një super star i vërtetë. Zëri i saj, pamja gjithçka lidhur me të është klasike. Dua të të falenderoj që je një femër që më frymëzon në të njëjtën mënyrë si nëna dhe motra ime. Të dua”, shkruan Gashi në postimin e tij.


Gashi dhe Dua u takuan për herë të parë në Prishtinë gjatë muajit gusht, ku morën pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com