Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i rikthehen dashurisë së vjetër dhe kalojnë pushimet së bashku në liqenin Como?
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston rikthehen së bashku? Sipas revistës australiane “New Idea” ata po e rindezin pasionin e vjeter me një udhëtim në liqenin Como të Italisë, në shtëpinë e Clooney. Madje pretendohet se bashkë me ta ka udhëtuar edhe vajza e aktorit, Shiloh.
Sipas shkrimit George Clooney, një mik shumë i ngushtë I Bradit, i ka lënë të qëndrojnë sa të duan në vilën e tij pranë liqenit të mrekullueshëm. Titulli i shkrimit ishte: pushimet e para familjare që prej ferrit të divorcit. Aty thuhet se Jennifer ka shpenzuar mjaft kohë me Shiloh.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Brad apo Aniston duke rritur edhe më tepër dyshimet se këto lajme janë të vërteta.