Lajme

05 September 2018

Erion Zeqiraj tashmë edhe si spiker lajmesh në Tema TV

Erion Zeqiraj, nis një rrugëtim të ri në botën e televizionit. Pas datës 10 shtator do e shohim në ekranin e televizionit Tema TV në një pozicion të ri si spiker lajmesh. Me një temperament të fortë dhe elokuencë të madhe, Erioni premton shumë për një sezon të ri televiziv që do jetë një tjetër sukses në karrierën e tij. Ai u bë më i njohur në publik pas pjesëmarrjes në edicionin e 3-të të “Big Brother”. Pas disa eksperiencave si spiker lajmesh dhe prezantues emisionesh të ndryshme ai sërish i rikthehet televizionit por Erioni njëkohësisht ka një karrierë të gjatë edhe si drejtor prodhimi në “Miss Universe Albania”.

Erion Zeqiraj do të jetë spikeri i ri i TvT duke filluar nga 10 Shtatori

Un post condiviso da TvT (@tematv.al) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com