Gjëra të bukura po vijnë nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani….
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura të showbizit dhe çdo postim i tyre në rrjetet sociale gjithmonë rrit interesin e fansave. Së fundmi, këngëtarja Miriam ka publikuar një foto në Instagram mbishkrimi i së cilës të lë të kuptosh se ka të reja në jetën e tyre profesionale apo personale.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku çifti shfaqen të buzëqeshur, bashkëngjitur së cilës shkruan:“Mirëmëngjesi, gjëra të bukura po vijnë”. Pëlqimet dhe komentet nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë përgëzuar çiftin për harmoninë që kanë mes vete.