Klaudia Pepa plot hijeshi dhe elegancë në Festivalin e Filmit në Venecia
Festivali i Filmit në Venecia shënoi sivjet edicionin e tij të 75-të. Pjesë e tij ishin këtë vit shumë yje të njohur të kinematografisë italiane dhe asaj botërore. Në mesin e personazheve VIP që parakaluan në tapetin e kuq ishte edhe balerina shqiptare, Klaudia Pepa.
E veshur me një fustan të gjatë me dy të çara anash, dhe një fjongo në pjesën e qafës, Klaudja u shfaq plot hijeshi dhe elegancë teksa kalonte në tapetin e kuq. Ajo tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve me lookun e saj ku binte në sy dhe “make-up” natyral dhe flokët e kapura.