Meghan Markle dhe Princi Harry me zemër të madhe! Dhurojnë dashuri dhe buzëqeshje për fëmijët e sëmurë
Meghan Markle për herë të parë ka marrë pjesë së bashku me bashkëshortin e saj në një nga evenimentet më emocionuese të vitit: “WellChild Awards”. Takimi u organizua në nder të fëmijëve të sëmurë britanikë dhe ndihmën që është e nevojshme për ta. Princi dhe dukesha si çdo herë kanë treguar dashuri dhe përkushtim.
Të dy u takuan me fëmijët e e secilës kategori dhe familjarët e tyre dhe madje kanë krijuar një klimë miqësore duke shkëmbyer dhe batuta me vogëlushët. Gjithashtu kanë treguar personazhet e preferuar vizatimorë dhe kanë krijuar balona me forma kafshësh.
“Këta fëmijë janë jashtëzakonisht kurajozë. Secili prej tyre e di se çfarë do të thotë të jesh një kampion”, është shprehur princi në deklaratën e tij. Së bashku me Meghan ata dëshirojnë që fëmijët mos e humbasin asnjëherë buzëqeshjen e tyre të bukur.