Lajme

06 September 2018

Dua Lipa fiton çmimin prestigjoz në ceremoninë e GQ

Dua Lipa ka qenë ndër personazhet kryesore të ceremonisë së 21-të të ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, së bashku me supermodelen Naomi Campbell, aktoren Rose McGowan dhe muzikantin John Legend.

Këngëtarja shqiptare ka marrë çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit. 23-vjeçarja i është gëzuar këtij suksesi të radhës duke e bërë një postim në Instagram.

“Jam kaq falënderuese që mund të bëj çfarë të dua dhe të festoj në këtë mënyrë”, ka shkruar Dua.
Legend e fitoi çmimin për mashkullin më me stil të vitit, ndërsa atë ia ndau bashkëshortja, modelja e njohur Chrissy Teigen.

Rose McGowan u bë femra e parë që e fitoi çmimin për frymëzim, meqenëse 45-vjeçarja kishte folur haptas për keqtrajtimin seksual nga Harvey Weinstein.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com